Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Video nga esktradimi/ Momenti kur zbret në Rinas Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt
Është ekstraduar sot nga Belgjika, Leonard Duka, i cili konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajt.
Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të Dukës sot në mesditë.
"Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Sigurimi i kushteve për vrasje”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.
Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit", njofton Policia e Shtetit.
Duka eshte një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare dhe u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.