Flash News

E-TJERA

Video nga atentati në Grudë, momenti kur mjeti shpërthen në flakë nga të shtënat

Video nga atentati në Grudë, momenti kur mjeti shpërthen në

Gjergj Ndërshtiqaj, 28 vjeç, dhe kunati i tij Gjin Nika, 30 vjeç, mbetën të plagosur në një atentat më 12 mars, në Grudë të Shkodrës. Shënjestër e atentatit ishte Gjergj Ndërshtiqaj, vëllai i Marjan Ndërshtiqajt, drejtor rajonal i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër.

Siç shihet në video-n e siguruar nga Syri TV, në ambientet e lokalit mbërrin makina ku ndodheshin Ndërshtiqaj dhe Nika.

Pas të shtënave me armë, njëri prej tyre largohet me vrap, ndërsa tjetri fshihet pas makinës. Pak sekonda më vonë, nga të shtënat mjeti shpërthen në flakë dhe njëri prej dy personave largohet me vrap.

Pas afro 50 sekondash makina e autorëve largohet për të humbur gjurmët. Dyshohet se janë më shumë se tre autorë të dyshuar.

 

Të fundit