Flash News

E-TJERA

Video nga vendi i ngjarjes/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, reagon policia: Njëri u vra me armë, tjetri me thikë

Video nga vendi i ngjarjes/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, reagon

Vjen reagimi i policisë për ngjarjen e ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Kavajës, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Policia sqaron se dy persona, Edmond Gosa 43 vjeç dhe Altin Rexha, 43 vjeç janë përfshirë në një konflikt tek kryqëzimi i valutës.

Për pasojë, njëri humbi jetën pasi u qëllua me armë, ndërsa tjetri nuk u mbijetoi plagëve të marra nga një goditje me thikë.

“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

 

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, bën me dije policia paraprakisht.

Të fundit