Flash News

E-TJERA

Video/ Nipi i Schumacher thyen shtyllën kurrizore gjatë një gare në Gjermani

Video/ Nipi i Schumacher thyen shtyllën kurrizore gjatë një gare

Nipi i Michael Schumacher ka thyer shtyllën kurrizore pasi u përfshi në një aksident të rëndë gjatë një gare DTM në Gjermani të shtunën.

David Schumacher, djali i ish-pilotit të F1, Ralf, u përplas me makinën e Thomas Preining gjatë garës në Hockenheim pasi dolën nga pista. 

Video/ Nipi i Schumacher thyen shtyllën kurrizore gjatë një gare

Pas aksidentit, skanimet e reja kanë treguar se 20-vjeçari ka thyer shtyllën kurrizore, sipas një raporti të Fox Sports.

Ralf i tha revistës Motorsport: “Kur David u kthye në shtëpi, ai ende ankohej për dhimbjen e shpinës. Ka rezultuar se është thyer një rruazë mesit. Kjo do të thotë një pushim prej rreth gjashtë javësh për Davidin.”

Kujtojmë se xhaxhai i tij Michael Schumacher, shtatë herë kampioni i botës, pësoi një dëmtim të rëndë në tru në dhjetor 2013 gjatë një aksidenti me ski në Alpet Franceze. Ai ra në koma deri në qershor 2014 dhe tani është kthyer në shtëpi në Zvicër me familjen e tij. Sipas disa raportimeve ai është në gjendje gjysmë vegjetative.

 

Të fundit