Flash News

E-TJERA

Video/ Nuk u lejuan në mbledhjen e komisionit, debati i Shalsit me aktivistët për mbrojtjen e Butrintit

Video/ Nuk u lejuan në mbledhjen e komisionit, debati i Shalsit me

Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit nuk u lejuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për këtë çështje.

Si përfundim, komisioni rrëzoi dekretin e presidetit Ilir Meta, i cili e kishte kthyer çështjen për rishqyrtim.

Aktivisti Aulon Kalaja ka publikuar një video, ku duket se kryetari i komisionit, Eduard Shalsi dhe deputetja socialiste, Blerina Gjylameti kundërshtojnë pjesmarrjen e aktivistëve për mbrojtjen e Butrinit.

Kalaja thotë se Shalsi iu tha prerë se qeveria nuk do të tërhiqet dhe se nuk do të marrë parasysh asnjë nga kërkesat e aktivistëve.

“Zoti Shalsi na pohoi se do e kalonin në komision, se nuk do ndryshonte asgjë, madje se do t’a kalonin dhe në Parlament, si herën e parë, pa marë parasysh asgjë.

Këto na i tha në zyrën e tij, pra jo në komision. Po ashtu pohoi, se na kishte dëgjuar  nga “youtube”, ne dhe disa të tjerë. Dhe se nuk është koha më për dëgjesa por për vendimarrje.

Atëherë unë e pyeta, a do të futemi dhe ne në Komision, apo do jenë vetëm shitësit dhe blerësit e Butrintit?! Ai tha, JO, ju nuk jeni të ftuar. Por ju ishit vetëm për t’ju pritur tek zyra ime dhe debatuam në koridor”, shkruan Kalaja.



 

Të fundit