Flash News

E-TJERA

Video/ Opozita zbret në shesh, demokratë nga Fieri dhe Lushnja nisen drejt Tiranës: Fatin tonë e vendosim ne

Video/ Opozita zbret në shesh, demokratë nga Fieri dhe Lushnja nisen

Simpatizantë demokratë dhe qytetarë nga Fieri e Lushnja janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita, në orën 18:00 te Kryeministria.

Ata janë mbledhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sharrës” me automjetet e tyre private. Në një prononcim për mediat, deputeti Luan Baçi ka pohuar se kjo protestë vjen në një moment kyç të aksionit opozitar, pasi zhvillohet pas zgjedhjeve të grabitura të 11 Majit dhe në një situate të jashtëzakonshme ku kemi një zv.kryeministre të kësaj qeverie së bashku me kryeministrin të kapur në aferë korruptive.

 

 

 

Baçi ka pohuar gjithashtu se protesta nuk ka një skenar të caktuar pasi do të varet nga vetë vullneti i qytetarëve, por sipas tij, kjo protestë pason pas disa tubimeve që kanë qenë në formën e foltoreve, një nismë e Partisë Demokratike.

“Çdo gjë do të varet nga situatat që do të krijohen”, ka thënë deputeti Baçi.

Disa nga qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë folur për mediat duke shprehur revoltën e tyre ndaj keqqeverisjes së Ramës.

“Unë jam emigrant jetoj në Itali. Kam ardhur se për fatin tonë vendosim ne.”

“Në këtë moment situata është e rënduar sociale, ekonomike dhe siguria e jetës. Në këto rrethana ky popull s’ka çfarë bën nëse sot nuk organizohen.”

 

 

 

Të fundit