Flash News

E-TJERA

Video/ Pa mjete mbrojtëse, shefi i zjarrëfikësëve rrezikon jeten, depërton përmes flakëve

Video/ Pa mjete mbrojtëse, shefi i zjarrëfikësëve rrezikon

Shtatë persona, përfshirë tre zjarrfikës, janë lënduar si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një kompleks banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT). Të lënduarit janë dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Flakët, shkaqet e të cilave mbeten ende të paqarta, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkrumbuar plotësisht fasadën e ndërtesës. Forcat e zjarrfikësve vijojnë operacionin për evakuimin e banorëve të mbetur brenda dhe për shuarjen e plotë të zjarrit.

Sakaq, një video po qarkullon ku shihet se si pa mjete mbrojtëse, shefi i zjarrëfikësëve rrezikon jeten dhe depërton përmes flakëve për të asistuar në evakuuimin e banorëve. 

Në vendngjarje është mobilizuar një numër i madh forcash, përfshirë 8 makina zjarrfikëse, 4 autoambulanca, dy helikopterë dhe ekipe të emergjencave civile. Mes kaosit, spikati akti heroik i shefit të zjarrfikësve, i cili raportohet se hyri në ndërtesën në flakë pa pajisje të plota mbrojtëse për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Të fundit