Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën dhe kalimtarin e plagosur në atentat

Video/ Momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën dhe

Kevin Hajrulla u qëllua me plot 300 plumba në një atentat të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Çole” të Vlorës. Hajrulla mori plagë të rënda në bark dhe pjesë të tjera të trupit.

Video e siguruar më poshtë tregon disa minuta pas atentatit, kur qytetarët e tronditur nxjerrin nga makina 29-vjeçarin e plagosur. Po ashtu, qytetarët i kanë ardhur në ndihmë edhe 35-vjeçarit, Armand Spahiu, një tregtar fruta-perimesh i cili u plagos pasi ndodhej afër vendngjarjes.

Hajrulla është kushëri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla, i cili i ka shpëtuar disa herë atentateve. Inez Hajrulla është hetuar pë pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes.

Ndaj të fortit të Vlorës u bë atentat në vitin 2023. Leonard Luzi, tashmë i arrestuar, porositi vrasjen e Inez Hajrulla dhe për të ekzekutuar të fortin e Vlorës, pagoi të penduarin e drejtësisë, Amarildo Nikolli (Xhanej).

 

Të fundit