Flash News

E-TJERA

Video/ Pak minuta shi e stuhi, makinat 'lundrojnë' në ujë në rrugët e Tiranës

Video/ Pak minuta shi e stuhi, makinat 'lundrojnë' në

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu, shoqëruar edhe me breshër përfshiu mbrëmjen e sotme Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit. 

Por, vetëm disa minuta shi u deshën dhe Tirana u përball me kaos dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve prej rrugeve të përmbytura. 

Siç duket edhe nga pamjet, makinat lundrojnë' në ujë te 'Rruga e Kavajës', kryqëzimi tek parku autobusëve për shkak të pranisë së lartë të ujit në rrugë. 

Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përballet me situata të tilla, me vetëm disa minuta reshje shiu. 

 

Të fundit