Flash News

E-TJERA

Video/ Pamje dramatike nga brenda apartamenteve, nuk ka mbetur asgjë veçse shkrumb e hi

Video/ Pamje dramatike nga brenda apartamenteve, nuk ka mbetur asgjë

Një video e publikuar nga vendngjarja tregon momentet dramatike të zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis”, pranë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në pamje dallohet qartë se si flakët masive kanë përfshirë të gjithë fasadën e godinës, duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha katet. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth.

Momenti më i rrezikshëm shihet kur pjesë të fasadës dhe elementë të ndërtesës shkëputen dhe bien në tokë, duke krijuar rrezik serioz për banorët dhe zjarrfikësit.  

Videoja sjell edhe pamje nga brenda një apartamenti të përfshirë nga zjarri. Ambienti është shkatërruar plotësisht: mobiliet, pajisjet dhe çdo send brenda banesës janë kthyer në hi. Muret janë nxirë nga tymi dhe temperaturat e larta, ndërsa nuk ka mbetur pothuajse asgjë e paprekur nga flakët.

Pamjet ilustrojnë qartë intensitetin e zjarrit dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave dhe për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit