Flash News

E-TJERA

VIDEO / Pamjet të rënda, shqiptarët me dëmtime serioze pas dhunës

VIDEO / Pamjet të rënda, shqiptarët me dëmtime serioze pas

Në pamje tregohen dy nga tre të rinj të dhunuar në Malin e Zi dhe plagët e rënda të marra në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe trup.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e qarta të dhunës ndaj tyre dyshohet se Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë dhunuar nga një grup personash me origjinë serbe në qytetin Herceg Nov më herët gjatë ditës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Agresorët kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shqiptarëve nga mjeti, i kanë sulmuar fizikisht, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim, por ata kanë dëshmuar se të frikësuar, nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë, deri në mbërritjen e një avokati shqiptar.

Mësohet se drejt tyre është nisur një avokat nga Ulqini. Ndërkohë pala shqiptare ka mundur të komunikojë më tre shqiptarët duke ju ofruar asistencën që kanë nevojë.

Nga pala malazeze thuhet se kanë nisur hetimet për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje.

Me ardhjen e avokatit do t’u vihen për njohje disa foto për personat që mund të jenë autorë të mundshëm të kësaj vepre penale të rëndë.

8 autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina, teksa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip.

/News 24/

Të fundit