Flash News

E-TJERA

Video/ Përdorte nipin e mitur në TikTok, gjyshja reagon gjatë shoqërimit në qeli: Jam heroinë

Video/ Përdorte nipin e mitur në TikTok, gjyshja reagon  gjatë

Natasha Rombula, gjyshja që arrestua ditën e djeshme për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar, së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, është shoqëruar nga policia jashtë gjykatës.

Në këtë moment ajo ka kërkuar të flasë me gazetarët, dhe më pas është dëgjuar të thotë “kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”.

Nënë e bij u denoncuan nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Të fundit