Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Përmbytjet në Lezhë, banorët lëvizin me gomone

VIDEO/ Përmbytjet në Lezhë, banorët lëvizin me gomone

Dëmet nga përmbytjet në disa fshatra të Lezhës janë masive, ndërsa situata në terren vazhdon të jetë kritike. Banorët po përdorin gomone për të lëvizur dhe shpëtuar çfarë u ka mbetur, ndërsa mijëra hektarë tokë janë ende nën ujë.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, shpërndau një video në rrjetet sociale ku shihen banorët duke lëvizur me gomone në pronat e tyre për të shpëtuar sende dhe kafshë shtëpiake.

Në postimin e tij, Gjekmarkaj kritikon mungesën e reagimit konkret të institucioneve dhe thekson se pushteti duket më i interesuar të kontrollojë narrativën e opozitës sesa të ndërmarrë masa reale për komunitetin.

“Në vend të masave të qarta, koordinimit dhe mbështetjes reale për komunitetin, pushteti duket më i interesuar të kontrollojë narrativën e opozitës që denoncon vështirësitë e banorëve, ta sulmojë atë, sesa të kontrollojë situatën.

Kjo qasje e shkëputur nga realiteti vetëm sa e thellon krizën dhe tregon paaftësi për t’u përballur me emergjencat që prekin drejtpërdrejt jetën dhe punën e qytetarëve”, shkruan deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj.

Të fundit