Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Pesë vite nga vdekja e Astorit, tifozët nderojnë ish-kapitenin në ndeshjen Fiorentina-Milan

VIDEO/ Pesë vite nga vdekja e Astorit, tifozët nderojnë

Ndeshja e Serisë A mes Fiorentinës dhe Milanit ka përjetuar një moment mjaft emocionues. Sfida u ndal në minutën e 13 për të nderuar ish-kapitenin e vjollcave Davide Astori, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pikërisht 5 vjet më parë.

Në 4 mars të vitit 2018, mbrojtësi italian u gjet i vdekur në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra e Fiorentinës pasi kishte pësuar atak kardiak. Ngjarja tronditi futbollin italian pasi ai ishte një emër shumë i njohur dhe një figurë e dashur sidomos për tifozët vjollcë.

Të dyja skuadrat duartrokitën në shenjë respekti për të ndjerin Davide Astori.

Të fundit