Flash News

E-TJERA

Video/ Po eksploronte, turisti çek bie nga lartësia te “Syri i Ciklopit”

Video/ Po eksploronte, turisti çek bie nga lartësia te “Syri i

Një turist çek është dëmtuar ditën e sotme gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit", në Krrabë.

Policia bën me dije se turisti 61-vjeçar është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.", njofton policia.

 

Të fundit