Flash News

E-TJERA

Video/ Po kryente ndërhyrje emergjente për pastrim inertesh, shkrumbohet fadroma e bashkisë Shkodër

Video/ Po kryente ndërhyrje emergjente për pastrim inertesh,

Digjet në orët e para të kësaj të hëne një mjeti fadromë në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkia, e cila njofton se fadroma po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit.

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.

Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, shkruan bashkia Shkodër. 

 

Të fundit