Flash News

E-TJERA

Video/ Po punohet me ritme të shpejta, një tjetër stadium i shtohet Kategorisë Superiore

Video/ Po punohet me ritme të shpejta, një tjetër stadium i

Egnatia arriti të dalë kampione e Kategorisë së Parë këtë sezon duke mposhtur 1-0 Dinamon në finalen e luajtur në "Elbasan Arena".

Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani u rikthye pas 16 vitesh në Kategorinë Superiore, teksa në Rrogozhinë po punojnë me ritme të shpejta për t’i dhënë formë stadiumit të ri. Egnatia do kërkojë të surprizojë në elitë, teksa drejtuesit janë duke menduar edhe për infrastrukturën.

Tribuna kryesore e stadiumit tanimë është drejt përfundimit, teksa puna po vijon edhe në pjesët e tjera të tij. Gjithashtu po punohet me nivelimin e pjesës së fushës. Sipas drejtuesve, në shtator stadiumi do jetë gati për ndeshjet e Superligës, ndërsa pjesët e mbetura do përfundohen më pas.

Të fundit