Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Policët e Durrësit dhunojnë të riun: Do të masakroj o klysh ku*ve

VIDEO/ Policët e Durrësit dhunojnë të riun: Do të

Të shumta janë rastet e publikuar në media kur policia dhunon qytetarët dhe abuzojnë me postin që ata mbartin.

Një panoramë e tillë na ka ardhur sërish, ku ‘mbrojtësit e betuar’ dhunojnë një të ri në Durrës.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ ALBANIA, dy efektivë të policisë së Durrësit kanë zënë përfundi një të ri dhe e qëllojnë duke i përplasur edhe kokën në tokë.

 E po ashtu nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë.

Ndërkohë që skena ndodh pranë tyre afrohet një tjetër qytetar që i kërkon që të qetësojnë gjakrat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

A e lejon ligji një veprim të tillë, dhe aq më tepër një gjuhe të tillë?!

Të fundit