Flash News

E-TJERA

Video/ Policia 'blindon' zonën e '5 Majit', pritet të nisë shembja e banesave; shoqërohen në polici disa banorë

Video/ Policia 'blindon' zonën e '5 Majit', pritet

Sikurse ishte paralajmëruar, policia ka "blinduar" zonën e 5 Majit, ku IKMT të zhvillojë një aksion për shembjen e disa banesave, në kuadër të procesit të rindërtimit. 

Banorët e kësaj zonë kanë dalë shpesh në protesta kundër vendimit të prishjes së shtëpive të tyre, por nuk është bërë asnjë hap pas nga autoritetet shtetërore.

Mëngjesin e sotëm zona është rrethuar nga uniformat blu, ndërsa disa banorë janë shoqëruar në polici, pasi kundërshtuan shembjen e banesave.

Nga informacionet që qarkullojnë në media, e vetmja mënyrë për të shkuar në zonën e 5 Majit është nga rruga "Siri Kodra", pasi pjesa tjetër është e bllokuar nga policia. Në këtë zonë janë planifikuar për t'u shembur 430 banesa.



Të fundit