Flash News

E-TJERA

Video/ Policia sulmon edhe mediat, gazetari i huaj preket rëndë nga gazi lotsjellës

Video/ Policia sulmon edhe mediat, gazetari i huaj preket rëndë nga

Protesta e zhvendosur te Parlamenti u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë, e cila përdori gazin lotjsellës për të shpërndarë qytetarët.

Sasia e gazit ishte e madhe dhe nuk kurseu as gazetarët, operatorët vendas e të huaj të cilët shfaqën probleme me frymëmarrjen, për shkak të gazit.

Në video, duket një shtetas i huaj (në filmim dëgjohet të jetë gazetar) i cili ka shfaqur probleme shëndetësore pas hedhjes së gazit lotjsellës nga policia. Efektivët i kanë dhënë ujë shtetasit në fjalë, i cili ka kërkuar ta lënë të qetë.

“O zot i madh, më lini vetëm”, dëgjohet të thotë personi në gjuhën angleze.

Të fundit