Flash News

E-TJERA

Video/ Publikohen pamje të reja nga atentati në Rinas, momenti kur ekzekutohet Gilmando Dani

Video/ Publikohen pamje të reja nga atentati në Rinas, momenti kur

Pamje të reja tronditëse janë publikuar nga atentati i ndodhur dje pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Në videon e publikur, shihet momenti i pritës ndaj automjetit tip “Mercedes Benz S-Class” me të cilin udhëtonte viktima.

Një automjet tjetër, i ndalur anash rrugës, pret kalimin e makinës së Danit. Në çastin kur ajo afrohet, tre persona zbresin me shpejtësi dhe hapin zjarr në drejtim të saj, duke zbrazur karikatorët. Mjeti i Danit ndalon disa metra më tej, i goditur nga breshëria e plumbave.

Pak sekonda më pas, një tjetër person i armatosur afrohet me qetësi drejt makinës dhe qëllon sërish, për t’u siguruar se shënjestra e atentatit është eliminuar.

 



Të fundit