Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Video/ Publikohet momenti kur autori i maskuar qëllon për vdekje me armë Emiljano Ramazanin

Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24 ka publikuar pamje të patransmetuara më parë nga vrasja e Emiljano Ramazanit.
Dikur i njohur si qyteti i Luleve dhe Portokalleve, Elbasani, vitet e fundit është kthyer në qytetin e nënave dhe vejushave të veshura me të zeza. Ku hija e krimit shëtit lirshëm në qytetin, që sot konsiderohet si një si nga një nga kryqëzimet më të rëndësishme të kalimit të drogës. Influencë që e ka kthyer këtë qytet edhe në skenën e preferuar të përgjakur të bandave rivale që tashmë qëllojnë pa mëshirë ndaj njëra-tjetrës. Çka e ka kthyer këtë qytet në Palermon e Shqipërisë. Ku tashmë bandat që kanë kapur qytetin, veprojnë fuqishëm edhe në tregun evropian të lëndëve narkotike. Duke lënë edhe atje të vrarët e tyre. Terror, i cili në vitet e fundit ka shënuar me dhjetëra të vrarë në atentate.
Midis tyre, jo vetëm avokatë dhe njerëz të lidhur me politikën, por edhe banditë dhe krerë lokalë të krimit të organizuar. Një ndër këto vrasje, që do të ishte vetëm një hallkë e zinxhirit të atyre që i kishin paraprirë dhe që do të pasonin ngjarjet kriminale në këtë qytet, ishte edhe ajo e Emiljano Ramazanit.
Një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personazh, që do të jetë edhe në qendër të këtij dokumentari, ku vrasja e tij do të na krijojë një panoramë më të qartë të asaj se çfarë ndodh në qytetin e Elbasanit, dhe se si bandat që veprojnë në këtë qytet janë të lidhura ngushtësisht me narkotrafikun në shtete të ndryshme të Evropës.
Emiljano Ramazani, u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Siç shikohet edhe nga pamjet që transmetohen për herë të parë nga emisioni ‘Në shënjestër’, makina e drejtuar nga viktima shfaqet në hyrje të objektit në orën 16.45 minuta e 36 sekonda. Vetëm 23 sekonda më pas, në orën 16.45 minuta e 57 sekonda, po nga i njëjti kënd filmimi, pas makinës së drejtuar nga Ramazani, në ndjekje, vihet në këmbë një person në dukje i ri, i veshur me të zeza, me kapele në kokë. Që rend drejt sheshpushimit. I cili shquhet teksa mban duart në xhepa. Vetëm pak sekonda, pasi Emiljano Ramazani ndalon makinën e tij në sheshpushimin e pallatit, një tjetër kënd i kamerave të sigurisë, na mundëson skenën e plotë të krimit. Ku siç shikohet, në orën 16.46 minuta e 10 sekonda, autori, pasi afrohet dhe sigurohet që objektivi është ende në makinë, qëllon drejt tij pa mëshirë në distancë të afërt nga xhami i parmë i pasagjerit.
Duke e lënë të vdekur në vend Emiljano Ramazanin, që nuk pati asnjë mundësi t’i shpëtonte plagëve të shumta të marra. Ku i gjithë aksioni për eliminimin e tij zgjat vetëm 22 sekonda. Ky nga një tjetër kënd, edhe më i qartë, tregon se si autori mundi të neutralizojë viktimën.
Nga ku dallohet që autori mban një maskë tekstile mbi hundë, me qëllim për të fshehur sytë të cilët mbrohen nga streha e ulët e kapeles. Autor, i cili largohet më pas nga i njëjti drejtim nga ku edhe erdhi.
Dhe ku siç konstatohet edhe nga një tjetër pamje filmike e siguruar po nga emisioni ‘Në shënjestër’, në ndihmë i vjen një makinë, që e largon nga vendi i krimit. E njëjta makinë me të cilën autori kishte dalë në pritje të viktimës së tij. Automjet, që siç shihet edhe ne këtë pamje, ka pritur në rrugën kryesore, në hyrje të bllokut të pallateve ku jetonte Emiljano Ramazani, për afro një orë. Derisa ky i fundit shfaqet përpara tyre dhe merr kthesën për në objekt.
Momenti kur siç shikohet, ekzekutori del nga makina e tij dhe vrapon me dorën te pistoleta drejt automjetit të viktimës së tij. Një atentat në dukje i mirëkoordinuar, vetëm pak minuta pasi objektivi i shënjestrës kishte lënë palestrën ku stërvitej.
Kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua?
Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj?
Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej?
Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?
Ku një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.
Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash. Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj. Balkan Web
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38