Flash News

E-TJERA

Video që hedh poshtë dezinformimin e policisë: Ja ku vendoset arma dhe ja bombola e gazit

Video që hedh poshtë dezinformimin e policisë: Ja ku vendoset

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione, përplasje e sulem fizike mes punonjësve të Gardës e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kërkuan të hynin në sallën e seancës pleanre, po u penguan forcërisht nga Garda.

Mes tensioneve, një incident i pakëndshëm ndesh me ligjin e Kuvendit, ndodhi jashtë tij ku një efektiv policie i nxori armën deputetin demokrat Luan Baçi. Vetë Baçi deklaroi se po tentonte të hynte në Parlament, në momentin që efektivi ka vendosur dorën tek arma.

Por, disa minuta më vonë policia mohoi që efektivët të ishin të pajisur me armë, duke nxjerrë karahas një video ku shfaqej tek dora e efektivit një spraj piperi.

Mirëpo në një video të policisë, siç shihet në sekuencat e para të imazheve të publikuara më poshtë, bie pretendimi se efektivi ka pasur spray piperi.

Siç shihet bombola e gazit mbahet në pjesën e sipërme afër shpatullës dhe jo në pjesën e poshtme, aty ku efektivi vendosi dorën dhe ku në video duket qartazi se mbahet arma.

Lidhur me këtë ngjarje dhe tensionet e tjera që shoqëruan seancën, grupi parlamentar i PD depozitoi kallëzim penal për kryeparlamentaren Elisa Spiropali, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, drejtorin e Përgjithshëm i Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe disa punonjës të paidentifikuar.

Të fundit