Flash News

E-TJERA

Video/ Qytetari mesazh Ramës: Mos u ndje çyryk kur të japim përgjigjen që meriton me votën tonë

Video/ Qytetari mesazh Ramës: Mos u ndje çyryk kur të japim

Retorika vulgare dhe denigruese që Rama po përdor gjatë fushatës ndaj votuesve ka marrë përgjigje nga një dibran, emigrant jashtë vendit.

Në redaksinë e Syri Tv, dibrani i ka dërguar një “përshëndetje” Ramës që pak ditë më parë i quajti çyrykë. Me zarfat e fletëve të votimit, shqiptari shprehet se përgjigjen për këtë qeveri tashmë e kanë në dorë dhe do t'i japin dënimin e merituar kësaj qeverie ofenduese përmes votës së tyre.

"Po i dërgoj një mesazh atij zotërisë, meqë ne dibranët na quajti 'qyryk', ja ku e kam mesazhin (tregon zarfet)... Uroj të jetë mirë, sepse ne jemi qyryk dhe të tjerët i përkasin spektrit autik. Po i dërgoj mesazh, mos të ndihet qyryk... Më iku autobusi nga Dibra", shprehet qytetari.

 

Të fundit