Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut gërshërët”

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka prerë momentin e gjunjëzimit të Edi Ramës për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Meloni ka preferuar të mos e transmetojë në rrjetet e saj servilosjen e Edi Ramës ndaj saj.

Në videon që Meloni publikoi në Instagram, dallohet momenti që kryeministrja italiane mbërrin në tapetin e kuq dhe më pas pamjet kalojnë në takimet që ka pasur me drejtuesit e lartë të BE-së.

‘Sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë përsërita një të vërtetë të thjeshtë por themelore: e ardhmja e Evropës nuk varet nga rastësia apo nga të tjerët, por nga ne.

Ne duhet të mbrojmë me vendosmëri rrënjët tona, lirinë, dinjitetin dhe identitetin e popujve tanë, vlera që përfaqësojnë themelin e qytetërimit tonë’, shkruan Meloni në Instagram.

VIDEO e postuar nga Meloni:

Të fundit