Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Rama "leksione" kamarierit: Shërbeju në fillim grave, burrave beqarë në fund

VIDEO/ Rama "leksione" kamarierit: Shërbeju në fillim grave,

Kryeministri Edi Rama njihet për batutat me qytetarët duke tërhequr shpesh vëmendjen e mediave me to. Së fundmi, kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke mësuar një kamarier se si duhet të shërbejë.

Rama i mëson radhën sesi duhet që të shërbejë kamarierit ku i thotë se fillimisht duhet që kafja tu shërbehet grave beqare dhe në fund burrave beqarëve. .

"More vesh ti, grave në fillim, beqareve në fillim pastaj grave të martuara, pastaj vajzave, pastaj burrave dhe tek burrat të martuarve në fillim beqarëve në fund."- i drejtohet Rama, kamarierit.

Edhe pse është thënë me humor, me këtë logjikë të kryeministrit i bie që përveç se çfarë kërkojnë, kamarieri duhet t'i pyesë klientët dhe për statusin nëse janë beqarë apo jo. 

‘Radha e kafes, manual mirësjelljeje për kamarieret’- shkruan Rama krahas videos.

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një postim i shpërndarë nga Edi Rama (@ediramaal)

Të fundit