Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Reagoi për faullin ndaj Kumbullës, prokuroria nis hetimet për përjashtimin e Mourihnos

VIDEO/ Reagoi për faullin ndaj Kumbullës, prokuroria nis hetimet

Roma mori një humbje shokuese 2-1 përballë Cremoneses, por ajo që bëri më shumë bujë ishte përjashtimi nga loja i Jose Mourihnos. Trajneri i Romës reagoi ashpër pas faullit të shkaktuar ndaj Marash Kumbullës dhe si pasojë u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri.

Pas këtij vendimi portugezi se reagimi i tij nuk ishte rastësor.

“Unë nuk jam i çmendur. Nëse unë bëra atë reagim do të thotë që diçka ndodhi. Ne duhet të kuptojmë që unë mund të bëj diçka nga pikëpamja ime legale.”

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit vendosi të ngrinte hetim për kartonin e kuq pas deklaratës së Mourihnos.

“Duke parë deklaratën e Joze Mourihnos për mediat, Zyra e Prokurorisë së Federatës ka hapur një investigim për episodin që solli ndëshkimin për trajnerin e Romës gjatë ndeshjes me Cremonesen”, ishte përgjigja e prokurorisë.

VIDEO/ Reagoi për faullin ndaj Kumbullës, prokuroria nis hetimet

Të fundit