Flash News

E-TJERA

Video/ Revoltë në burgun e Korfuzit, shqiptarët dhe gjeorgjianët i vënë flakën qelive

Video/ Revoltë në burgun e Korfuzit, shqiptarët dhe

Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në burgun e Korfuzit, ku të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë protestuar me dhunë ndaj kontrolleve të fundit të ushtruara në qelitë e tyre. Sipas mediave greke, të dënuarit kanë ndezur zjarr në dyshekë dhe objekte të tjera brenda ambienteve të burgut, si shenjë revolte ndaj asaj që ata e quajnë trajtim diskriminues.

Incidenti ndodhi disa ditë pas një kontrolli të befasishëm në qelitë e të burgosurve, ku autoritetet penitenciare greke sekuestruan disa telefona celularë. Kjo ka shkaktuar zemërim te grupi i të burgosurve shqiptarë dhe gjeorgjianë, të cilët pretendojnë se janë trajtuar ndryshe nga të dënuarit e tjerë për shkak të origjinës së tyre.

“Ne trajtohemi ndryshe vetëm sepse jemi të huaj. Nuk kemi qasje në të drejta bazë,” thuhet në deklarimet e përcjella nga burime të mediave vendase.
Zjarrfikësit dhe oficerët e burgut ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar zjarrin dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në repartet e tjera të burgut. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi protestën dhe pretendimet e ngritura nga të burgosurit. Megjithatë, incidenti ka rikthyer vëmendjen mbi kushtet në burgjet greke dhe trajtimin e të huajve në sistemin penitenciar.

 

Të fundit