Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Rey Manaj i pandalshëm, shënon sërish me Barcelonën

VIDEO/ Rey Manaj i pandalshëm, shënon sërish me Barcelonën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me ekipin e parë të Barcelonës.

Pas shënimit të tre golave në miqësoren e kaluar, trajneri i katalanasve, Ronald Koeman e aktivizoi nga minuta e parë sot në miqësoren përballë Girona dhe Manaj nuk e zhgënjeu.

Sulmuari ka arritur të shënojë në minutën e 24 të takimit, golin e dytë për Barcelonën, pasi më herët shënoi Pique nga pika e bardhë e penalltisë. Lushnjari arriti të shënonte pasi nuhati bukur një asist të ardhur nga krahu i majtë.

Në dy ndeshje tashmë Rey Manaj ka shënuar 4 gola me ekipin e parë të Barcelonës teksa sezonin e kaluar kujtojmë se aktivizohej në ekipin B.

 

Të fundit