E-TJERA

Video/ Rodrygo vendimtar me dy gola, Real Madrid fiton “Kupën e Mbretit”

Video/ Rodrygo vendimtar me dy gola, Real Madrid fiton “Kupën e

Real Madrid ka mundur Ossasunën në finalen e Kupës së Mbretit me rezultatin 2-1, ku të dy golat u shënuan nga braziliani Rodrygo. Kjo ishte hera e 20 në historinë e klubit që madrilenët fitojnë këtë trofe.

Skuadra e Ancelottit gjeti avantazhin shumë shpejt me Rodrygon që çoi topin në rrjetë pas një asisti të Vinicius nga krahët. Në pjesën e dytë Real Madrid u përpoq që të shënonte golin e dytë, por në fakt ishte Ossasuna që barazoi me Torro në minutën e 58.

Gjithsesi për t’i dhënë përsëri avantazhin madrilenëve mendoi Rodrygo, i cili shënoi në minutën e 70’ golin e fitores dhe të dytin personal.

 

Të fundit