Flash News

E-TJERA

Video/ Roma shkon në finale të Eruopa League, Sevilla eliminon Juventusin

Video/ Roma shkon në finale të Eruopa League, Sevilla eliminon

Finalja e Europa League do të luhet mes Romës dhe Sevillës me të dyja skuadrat që do të bëjnë gjithçka që të fitojnë trofeun.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kishte fituar 1-0 ndaj Leverkusen në Itali, ndërsa në Gjermani u mjaftuan me një barazim pa gola. Sevilla ka eliminuar Juventusin. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, sakaq sonte triumfoi 2-1 skuadra spanjolle.

Dusan Vlahovic shfrytëzoi në maksimum një pasim të Rabiot në minutën e 64-të, për të zhbllokuar shifrat me një të majtë të lehtë, me sferën që kaloi pas shpinës së marokenit Bono. Megjithatë ndeshja nuk kishte mbaruar dhe Sevilla barazoi me ish-sulmuesin e Milanit, Suso. Spanjolli provoi me një të majtë fantastike nga larg, duke bërë të pamundur atë top për t’u mbërritur nga Szczesny.

Në shtesa, Lamela i dha kualifikimin në finale Sevillas.

Finalja e UEFA Europa League 2022/23 do të zhvillohet në Puskás Arena të Budapestit më 31 maj 2023.

Video/ Roma shkon në finale të Eruopa League, Sevilla eliminon

Video/ Roma shkon në finale të Eruopa League, Sevilla eliminon

 

 

Të fundit