Flash News

E-TJERA

Video/ “Rrasjani në lule të ballit...”, kur Rama mësonte qytetarët si të merrnin hakun

Video/ “Rrasjani në lule të ballit...”, kur Rama

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nxori në pah dështimin me sistemin e sigurisë brenda institucioneve të drejtësisë.

Prokurorët i janë drejtuar me një letër kreut të KLP, Olsian Çela, për të thirrur Mbledhjen e Përgjithshme dhe për të evidentuar problematikat, siç janë mungesa e sigurisë për jetën e magjistratëve dhe boshllëqet e krijuara si brenda dhe jashtë institucioneve.

Ndër të tjera, magjistratët kërkojnë t’i jepet përparësi edhe trajtimit të gjuhës së urrejtes ndaj tyre.

Në këtë kontekst, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një video ku Rama shfaqet para qytetarëve me një gjuhë dhune dhe urrejtje.

“Rrasjani në lule të ballit, për të marrë hakun që iu takon. Se janë lekët tuaja që janë në xhepat e tyre për shkak se iu kanë grabitur”, iu thotë Rama qytetarëve sepse kështu sipas tij, mund të marrin hakun e vjedhur.

Këlliçi shkruan karahas videos se Rama është nxitësi i vërtetë i urrejtjes me shprehjet e tij pre “gangsteri ordinet”.

“Rrasjani në lule të ballit. Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg.

Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Të fundit