Flash News

E-TJERA

VIDEO/ S'gjen emrin te lista e votuesve, anëtari i PD godet me grusht sekretarin organizativ të degës

VIDEO/ S'gjen emrin te lista e votuesve, anëtari i PD godet me grusht

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, por shumë anëtarë të kësaj force politike kanë denoncuar se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votuesve. Një incident lidhur me këto raste është regjistruar në qytetin e Maliqit.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se një anëtar i PD-së, lidhur me heqjen e emrit të tij nga lista e votuesve ka bërë përgjegjës sekretarin organizativ të degës, duke u konfliktuar fizikisht me këtë të fundit.

Ai e godet me grusht dhe e ofendon me fjalor banal, teksa janë të pranishëmit aty që i ndajnë që sherri të mos degradojë më keq. 

Deri në orën 16:00, sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, kishin votuar 33 mijë e 47 demokratë, ose 44% e anëtarësisë së PD-së. Në garë janë 4 kandidatët: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Të fundit