Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Sherr masiv me shkopinj hekuri, 2 vëllezërit kosovarë përplasen me 2 vëllezërit nga Shëngjini

VIDEO/ Sherr masiv me shkopinj hekuri, 2 vëllezërit kosovarë

Një sherr masiv mes të rinjëve është regjistruar mesditën e djeshme në Shëngjin, ku disa të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, madje duke u goditur dhe me sende të forta dhe shkopinj hekur.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sherri fillimisht ka nisur mes dy vëllezërve nga Kosova me dy vëllezër nga Shëngjini, por më pas janë përfshirë dhe të rinj të tjerë.

Më konkretisht vëllezërit Çlirim Zeneli 23 vjeç dhe Qendrim Zeneli 21 vjeç nga Kosova janë përplasur me vëllezërit Amarildo Jushi 24 vjeç dhe Adriano Jushi 24 vjeç banues në Shëngjin. Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit kanë qenë disa vajza në plazh.

Policia njofton se të katër të rinjë janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim. 

Ata kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shikoni pamjet e sherrit në videon e Report tv:

Të fundit