Flash News

E-TJERA

Video/ Sherr në Tiranë, polici nxjerr armën pas përplasjes për makinën e parkuar

Video/ Sherr në Tiranë, polici nxjerr armën pas përplasjes

Një incident i tensionuar ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e quajtur “Malajziani” në Tiranë, ku një efektiv policie dhe një punonjës i një lokali janë përplasur fizikisht.

Ngjarja u bë publike nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ndau në Facebook momentet e sherrit, ku shihet teksa polici nxjerr armën e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur pasi punonjësit e lokalit i kërkuan policit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.

Debati mes palëve u tensionua shpejt, duke kaluar nga fjalët në përplasje fizike, dhe më pas në nxjerrjen e armës nga ana e policit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur polici i nxjerr armën djalit me të cilin ishte në konflikt, ndërsa pranë ndodheshin edhe disa persona të tjerë, përfshirë dy gra.

Të fundit