Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Sherri në Palasë, një burrë e shtrijnë mbi tavolinë: Ujë, shpejt ujë...

VIDEO/ Sherri në Palasë, një burrë e shtrijnë mbi

Mbrëmjen e kaluar ka plasur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup e kanë ‘mbytur’ në grushte. Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë.

Konkretisht janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.'- njofton policia.

Të fundit