Flash News

E-TJERA

Video/ Shpërthimi në banesën e Mziut, hetimet: I njëjti person dyshohet edhe për tritolin në lokalin e Kamzës

Video/ Shpërthimi në banesën e Mziut, hetimet: I njëjti

Pamjet e kamerave të sigurisë, të regjistruara pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu kanë fiksuar siluetën e një personi të maskuar që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në oborrin e tij.

Në videon e publikuar nga Panorama.al, personi shihet teksa afrohet në zonën ku më pas ndodhi shpërthimi, duke lëvizur me kujdes për të shmangur identifikimin.

Hetuesit po verifikojnë nëse i njëjti autor është i përfshirë edhe në shpërthimin me tritol në një lokal në Kamëz, si dhe në të paktën gjashtë ngjarje të tjera të ngjashme të ndodhura gjatë vitit të fundit në Kamëz dhe zona të ndryshme të Tiranës.

Në të gjitha rastet e evidentuara, kamerat kanë regjistruar një person me profil të ngjashëm: i maskuar, i veshur me të errëta ose i kamufluar si punëtor ndërtimi, i cili pas vendosjes së mjetit shpërthyes largohet me biçikletë, duke vështirësuar gjurmimin nga policia.

 

Të fundit