Flash News

E-TJERA

Video/ Shpërthimi në Lushnjë, një i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë. Mes tyre deputeti Bujar Çela

Video/ Shpërthimi në Lushnjë, një i vdekur dhe 4 të

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes në një magazinë. 

Për pasojë, një person ka ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë. Mes të plagosurve, mësohet se është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në magazinë.

Shpërthimi ka ndodhur në biznesin e deputetit, ku po punohej për ngritjen e një kapanoni ndërtimi.

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinçi ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm me një bilanc të rëndë.  

 

 

 

 

Të fundit