Flash News

E-TJERA

Video/ Shqiptari dhe gruaja e tij rrihen barbarisht nga 3 grekë

Video/ Shqiptari dhe gruaja e tij rrihen barbarisht nga 3 grekë

Një grua dhe një burrë me origjinë shqiptare janë dhunuar në Greqi. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio.

Të fundit