Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Shqiptari vret gruan me thikë dhe i dorëzohet policisë greke, rrëfen arsyen pse e kreu krimin

VIDEO/ Shqiptari vret gruan me thikë dhe i dorëzohet policisë

Një krim te një familje shqiptare është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në lagjen Dhafni të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se një shqiptar, 40-vjeç vrau gruan e tij, 30-vjeçe dhe më pas u dorëzua në Polici. Para grupit hetimor mësohet se shqiptari ka rrëfyer se e vrau gruan për shkak se ishte shumë xheloze për të.

Policia ka shkuar menjëherë në apartamentin e katit të tretë ku banonte çifti dhe kanë gjetur gruan fatkeqe në shtrat, të mbuluar nga një pellg i madh gjaku.

40-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë para drejtësisë. Nuk bëhen me dije identetet e autorit dhe viktimës.

Të fundit