Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Shtëpinë me qira e kishin kthyer në laborator droge, arrestohen 4 persona

VIDEO/ Shtëpinë me qira e kishin kthyer në laborator droge,

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor anticanabis të koduar "Kimisti”. Në pranga janë vënë shtetasit: Ervin Shametaj, 30 vjeç, Gerhard Duro, 37 vjeç, Skënder Ismaili, 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga Ervin Shametaj, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. 

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë kanabisi, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga uniformat blu në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën fidanë kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të fundit