Flash News

E-TJERA

Video/ Simpatizantët e Edison Memollës në Rrogozhinë kërcënojnë gazetaren dhe grupin e xhirimit

Video/ Simpatizantët e Edison Memollës në Rrogozhinë

Gazetarja e Syri Tv, Marsi Korreshi ka raportuar se është kërcënuar nga mbështetës dhe simpatizantë të kryebashkiakut Edison Memolla në Rrogozhinë. Gazetarja dhe grupi i xhirimit të Syri Tv, ndodheshin në terren për të raportuar aktivitetin e kryebashkiakut të Rrogozhinës.

Gazetarja tregoi se persona të paidentifikuar, në këmbë dhe me makina, kanë kërcënuar atë dhe grupin e xhirimit duke mos i lejuar të bëjnë punën e tyre. Siç shihet edhe në video, Korreshit i është afruar një zotëri i cili tërheq nga krahu një nga personat e grupit të xhirimit.

Personat që kanë kërcënuar grupin e xhirimit nuk janë identifikuar ende.

Memolla raportohet se është duke zhvilluar një drekë me simpatizantët e tij, përfshirë mësues e mjekë.

“Nuk na kanë lejuar na kanë thënë që është thjesht një banesë për të justifikuar takimin elektoral. Ju shikoni që na bëjnë edhe ndërhyrje të tipit me makinë për të mos na lejuar të filmojmë. Po bëhet çdo përpjekje që të na ndalojnë të kryejmë filmime, me makina duke na bllokuar rrugën, dhe me kërcënime”, tha gazetarja.

Të fundit