Flash News

E-TJERA

Video/ Situatë alarmante nga zjarri në Shëngjin, në rrezik banesa e resorte

Video/ Situatë alarmante nga zjarri në Shëngjin, në rrezik

Shëngjini po përballet me situatë alarmante për shkak të zjarreve.

Autoritetet njoftuan se kanë evakuuar banorët e zonës si dhe po punojnë për mbrojtjen e banesave që ndodhen në zonë. I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri po rrezikon edhe resortet turistike. 

"Shëngjini në rrezik të madh! Momentalisht zjarri në resortet ne Shëngjin, asnjë masë, era po e përhap me shpejtësi", shkruan kreu i PD, Sali Berisha krahas një video që ka postuar në rrjetet sociale.

Zjarri mësohet se është ngjitur me objektet dhe ka djegur dy bare në plazh pasi era po zhvendosë degë te djegura dhe po përparon me shpejtësi.

Tashmë ka mbërritur edhe policia, e cila ka urdhëruar evakuim të plotë nga zona për të gjithë pushuesit dhe banorët.

 

Të fundit