Flash News

E-TJERA

Video/ Situatë kritike në Miliskajë, niveli i ujit arrin në 1.5 metra. Banesa dhe stalla nën ujë

Video/ Situatë kritike në Miliskajë, niveli i ujit arrin në

Situata me përmbytjet në disa qarqe të vendit është mjaft kritike. Banesa të përmbytura, qindra familje në qiell të hapur, rrugë të bllokuara që kanë izoluar fshatrat.

Fshati Miliskajë në Thumanë, Bashkia Fushë Krujë është ndër zonat më kritike, pasi niveli i ujit arrin në 1.5 metra duke përmbytur toka bujqësore, banesa dhe stalla.

Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja ka denoncuar nga terreni mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet dhe apelin për ndihmë nga banorët. Nga tokat e përmbytura bujqësore, Kalaja tregoi situatën në Miliskajë dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të lëvizur.

“Kjo është totalisht tokë bujqësore e mbjellë me grurë. Kjo është situate nga Miliskaja, Dukagjini i ri, Njësia Administrative Thumanë.  Kjo i duhet çdo ditë një banori të Miliskajës për të shkuar nga fshati i vetë në pjesën tjetër. Në rast se këtu nuk ke makinë nuk ke se ku të kalosh. Situata është e tillë edhe pse koha po rregullohet dhe nuk po bie shi”, deklaroi Kalaja.

Kalaja ka vizituar banesat e përmbytura të banorëve të Miliskajës. Një nga banoret është shprehur se prej 5 ditësh qëndron në banesën e përmbytur nga uji. Dëmet janë të konsiderueshme përfshirë edhe ushqimet, pajisjet elektroshtëpiake, si edhe gjënë e gjallë, të cilat për shkak të ujit, kanë ngordhur.

Të fundit