Flash News

E-TJERA

Video-skandali/ Eksperti tregon sa kushton kamera që filmoi Safet Gjicin

Video-skandali/ Eksperti tregon sa kushton kamera që filmoi Safet Gjicin

Eksperti i kiminalistikës, Ervin Karamuço komentoi videon erotike të Safet Gjicit, kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, e cila u publikua dje.

Në “Zonë e Lirë” Karamuço tha se kamera e cila ka filmuar Gjicin është prodhim indian që kushton deri në 300 dollarë. Eksperti shtoi se kamera vendoset në një çantë për t’u fshehur dhe zakonisth përdoret nga gratë.

“Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar”, tha ai.

Të fundit