Flash News

E-TJERA

Video-skandali ‘Gjici’, Artan Hoxha: Gruaja kërkoi mbrojtje nga shteti, por nuk iu dha

Video-skandali ‘Gjici’, Artan Hoxha: Gruaja kërkoi mbrojtje nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se vajza e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun  Safet Gjicin, ka kërkuar mbrojtje për veten dhe fëmijën e saj por nuk i është pranuar.

Gjithashtu Hoxha tha se vajza nuk ka pasur interes për të nxjerrë videon, duke theksuar se përtej shkeljes etike problemi i vërtetë është biseda e vajzës me Gjicin për tenderin e sterilizimit të qenve.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak.

Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 13 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar për një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur nënkryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

Ylli Rakipi: Kush e ka përhapur videon?

Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit.

Ylli Rakipi: Kjo kërkonte sterilizimin e qenve?

Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami i qenit u nxirrkan para. E di sa territor ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë?  Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është këqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra se kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde.

Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës. Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

Të fundit