Flash News

E-TJERA

Video-skandali i Gjicit, SPAK sekuestron kamerat dhe regjistrat e bashkisë

Video-skandali i Gjicit, SPAK sekuestron kamerat dhe regjistrat e bashkisë

Pas video-skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, SPAK nisi hetimet ndaj tij për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Hetuesit janë ende në kërkim të vajzës së shfaqur në video, për të marrë deklarimet e saj.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe kamerat dhe pamjet filmike që i përkasin datës 6 Qershor, kur është filmuar edhe video erotike e Gjicit. Po ashtu SPAK ka sekuestruar edhe regjistrin e hyrje-daljeve nga Bashkia.

Sipas ekspertëve, video-ja është më e gjatë dhe dyshohet të jetë prerë.

Nëse rezulton që vajza e shfaqur në video të jetë vartëse e Gjciit, pozitat për ish-kryebashkiakun e Kukësit do të rëndohen.

Të fundit