Flash News

E-TJERA

Video-skandali në zyrën e bashkisë, Safet Gjici del sot para Gjykatës së Posaçme

Video-skandali në zyrën e bashkisë, Safet Gjici del sot para

Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjici u arrestua të shtunën, pas hetimeve që SPAK nisi me publikimin e videos intime të Gjicit, i cili shfaqej në zyrën e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime me një grua tashmë të identifikuar si Alma. K.

Ndaj Gjicit rëndon akuza për veprën penale “Korrupsion pasiv”, pasi përpos marrëdhënies intime në video-skandalin e ish-kryebashkiakut, është diskutuar me vajzën në fjalë edhe për një tender për sterilizimin e qenve.

Me këtë akuzë Gjici rrezikon deri në 7 vite burg. Gruaja e shfaqur në video, Alma. K është lënë në “arrest shtëpie”.

Të fundit