Flash News

E-TJERA

Video/ Spektakël i Manchester City, mund Real Madridin dhe shkon në finale të Champions-it

Video/ Spektakël i Manchester City, mund Real Madridin dhe shkon në

Manchester City është finalistja e dytë e këtij edicioni të Champions League me anglezët që mundën në ndeshjen e kthimit kampionët në fuqi të Real Madrid me rezultatin 4-0. Një “hakmarrje” për skuadrën e Pep Guardiolës që vjen u eliminuan pikërisht nga Real Madrid.

“Qytetarët” vendas e nisën takimin duke ushtruar presion konstant dhe iu afruan disa herë golit të avantazhit, por ishte portieri Courtouis që u shndërrua në hero, me disa pritje vendimare.

Protagonist absolut në pjesën e parë ishte Bernardo Silva. Mesfushori portugez shfrytëzoi në maksimum një asist të De Bruyne dhe “tundi rrjetën” me një majtë vrasëse në minutën e 23-të.

Bernardo Silva dyfishoi shifrat në minutën e 37-të. Ai u tregua i saktë me kokë, duke mposhtur Courtois. ‘Los Blancos’ u përpoqën që të ktheheshin në lojë, por pësuan edhe të 3-tin, pas një autogoli të Militaos në minutën e 70-të. Skuadra e Ancelottitt u shpërfytyrua tërësisht në shtesa, ku sulmuesi argjentinas Alvarez thelloi avantazhin.

Festë për Manchester City që shkon në finalen që do të luhet në Stamboll në datën 10 qershor, ku do të përballet me skuadrën e Interit.

Video/ Spektakël i Manchester City, mund Real Madridin dhe shkon në

Të fundit