Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Milani mund Napolin dhe jep sinjal për Champions-in

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Milani mund Napolin dhe jep sinjal për

Napoli-Milan ishte ndeshja më e përfolur e javës në Seria A, me dy skuadrat që do të ndeshen gjithashtu dhe në çerekfinale të Champions League. Pritej të ishte një ndeshje spektakolare, por ajo që shokoi të pranishmit ishte performanca e Milanit.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e pastës 0-4 në një ndeshje mëse të merituar dhe që e bën më interesante garën për zonën Champions. Napoli nga ana tjetër e ka kampionatin thuajse në xhep dhe duket se fokusi tani mbetet në Champions, ku kanë mundësinë t’i shkojnë deri në fund.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Leao me sulmuesin portugez që realizoi dy gola. Në festë morën pjesë dhe Brahim Diaz dhe Saelemaekers, të cilët shënuan nga një gol.

Me këtë fitore Milani parakalon Interin dhe ngjitet në vendin e 3 me 51 pikë, 4 më pak se Lazio e vendit të dytë. Napoli nga ana tjetër nuk ka rivalë dhe është shkëputur ndjeshëm dhe ndonjë humbje i lejohet, por ky rezultat mund të jetë sinjal për Champions-in, pasi aty do përballen përsëri me Milanin dhe një tjetër rezultat surprizë mund të hidhte në erë skuadrën e Spalletit, të cilët shihen si favoritë që të shkojnë deri në finale.

 

Të fundit